Bota

Donald Trump fajëson mediat për përhapjen e koronavirusit

19 Mars 2020, 21:30 Nga DOSJA
Donald Trump fajëson mediat për përhapjen e koronavirusit

SHBA-Presidenti i SHBA-së. Donald Trump ditën e sotme ka kritikuar ashpër mediat duke i fajsuar në përhapjen e koronavirusit. Donald Trump tha se nëse gazetarët do të raportonin siç duhet do të ishin ndaluar kinezët që të futen në SHBA.

Ai shtoi se situata është kritike por që nuk do të ishim në këtë gjendje nëse mediat do të kryenin punën e tyre. “Ju nuk do ta njihnit këtë situatë ku jemi,”- u tha ai gazetarëve. SHBA ka më shumë se 9.300 raste të Covid-19 dhe ka parë 150 vdekje deri më tani, sipas vlerësimeve.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 3405 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 64 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi coronavirusi ne shqiperi donald trump coronavirusi coronavirusi ne shqiperi donald trump

Sondazh

Poll

Bota 19 Mars 2020, 17:51

SPANJË-Itziar Ituno, aktorja e serialit më të famshëm të momentit, “La Casa De Papel”, ka rezultuar pozitive, pasi është testuar për koronavirus.  Lajmin s...

Bota 19 Mars 2020, 17:37

Sa mund të zgjasë sëmundja e koronavirusit?

TIRANË– Siç është përhapur Covid-19, po kështu kemi frikën tonë për sipërfaqet. Tani ka disa skena të njohura në vende publike në mbarë botën,  si h...