Bota

Ferrari dhe Fiat Chryster ndihmojnë të infektuarit me koronavirus/ Japin pjesë nga kompania e tyre për të prodhuar aparatet

19 Mars 2020, 21:07 Nga DOSJA
Ferrari dhe Fiat Chryster ndihmojnë të infektuarit me koronavirus/

ITALI-Prodhuesit automobilistikë italianë, Ferrari dhe Fiat, kanë dhënë pjesë nga kompanitë e tyre për prodhimin e aparateve respiratore, për t’u ardhur në ndihmë të infektuarëve nga koronavirusi. Në Veri të Italisë, ku është qendra e epidemisë së koronavirusit që ka vrarë afro 3,000 njerëz, Siare Engineering është në kontakt intensiv me Fiat Chrysler (FCA), Ferrari dhe prodhues të pjesëve Marelli për të prodhuar pjesë për aparatet.

Drejtori i Inxhinierisë, Siare Gianluca Prezioza, tha se do të bashkëpunojnë me kompaninë e Ferrarit, Fiat Chrysler për të prodhuar pjesët që duhen për aparatin elektornik. “Ne po flasim me Fiat Chrysler, Ferrari dhe Marelli për të ndihmuar në bërjen e procesit elektronik,” -tha Preciosa.

Një zëdhënës i Exor, një filial i FCA dhe Ferrari, tha se takimi i sotëm me Siare kishte ekzaminuar realizueshmërinë e kësaj mundësie dhe një vendim do të shpallet brenda orëve të ardhshme.

Ai shtoi se janë konsideruar dy raste: të ndihmohet Siare të rrisë kapacitetin e saj të prodhimit në fabrikën e vet duke dërguar teknikë të FCA dhe të Ferrari t, ose të marrë pjesë në prodhimin e ventilatorëve në fabrikat e dy automobilistëve.

Pretzoza tha se një avantazh tjetër i këtij bashkëpunimi me automobilistët është aftësia e madhe e tyre për të blerë sasi të mëdha të pjesëve rezervë dhe materialeve, të cilat biznesi i tij qartësisht i vogël po lufton të sigurojë për shkak të përçarjes në funksionimin e tij normal, të zinxhirit global të furnizimit.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 3405 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 64 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Burimi:Topontiki.gr

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne shqiperi ferrari fiat chrysler coronavirusi ne shqiperi ferrari fiat chrysler

Sondazh

Poll

Bota 19 Mars 2020, 17:51

SPANJË-Itziar Ituno, aktorja e serialit më të famshëm të momentit, “La Casa De Papel”, ka rezultuar pozitive, pasi është testuar për koronavirus.  Lajmin s...

Bota 19 Mars 2020, 17:37

Sa mund të zgjasë sëmundja e koronavirusit?

TIRANË– Siç është përhapur Covid-19, po kështu kemi frikën tonë për sipërfaqet. Tani ka disa skena të njohura në vende publike në mbarë botën,  si h...