Politike

Berisha komenton planin ekonomikë të qeverisë: Thesi duhej hapur për biznesin e vogël dhe njerëzit në nevojë

19 Mars 2020, 20:44 Nga DOSJA
Berisha komenton planin ekonomikë të qeverisë: Thesi duhej hapur

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar sot në mbrëmje planin ekonomikë të qeverisë për shpëtimin e Shqipërisë nga kolapsi që mund të shkaktohej nga COVID-19. I ftuar sot në emision “360 gredë”, Berisha u shpreh se Rama nuk ka ndihmuar ata që duhej, pasi sipas tij thesi duhet të hapej  te biznesi i vogël dhe te njerëzit në nevojë.

Nuk u hap thesi aty ku duhej, thesi duhet të hapej. Duhet të hapej për biznesin e vogël dhe njerëzit në nevojë. Biznesi i vogël ka të punësuar 500 mijë punëtorë. Janë të gjithë të mbyllur në mision të mbyllur. Shtetit i takon t’i bëjë që ta përballojë këtë situatë. Punonjësit e tyre, nuk mund të paguhen me pagën e para epidemisë, por që të kapërcejnë bazat”, u shpreh Berisha.

Rama ka shpallur sot planin ekonomik të qeverisë për përballimin e situatës kundër COVID-19. Kreu i qeverisë njoftoi se deputetët, ministrat dhe vetë ai do marrin gjysmë rroge deri në fund të luftës, ndërsa Presidentin nuk i preket. Kreu i qeverisë tregoi 7 pikat e planit, ku do ketë fonde shtesë për shëndetësinë, biznesin e vogël, shresat në nevojë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes. Plani është mirëpritur nga Presidenti dhe Partia Demokratike, por kërkojnë transparencë.

Bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve.  Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin sali berisha edi rama masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin sali berisha

Sondazh

Poll