Sport

Trajneri portugez nuk pyet për koronavirus, e mposht virusin për dy ditë

19 Mars 2020, 10:44 Nga DOSJA
Trajneri portugez nuk pyet për koronavirus, e mposht virusin për dy

PORTUGALI– Trajneri portugez, Jorge Jesus vjen me një super lajm për të gjithë, pasi është shëruar nga koronavirusi. 65 vjeçari fillimisht kishte dalë pozitiv në testin e së hënës, ndërkohë që edhe në testin e dytë të kryer ditën e mërkurë rezultoi negativ.

Në faqen e klubit të Flamengos shkruhej: Flamengo informon që testi i ri i trajnerit Jorge Jesus është konfirmuar si rezultat negativ për COVID-19”, thuhet nga klubi brazilian. Ndërkohë edhe vetë Jesus ka reaguar, duke u shprehur i lumtur me mbështetjen që i kanë dhënë njerëzit. Portugezi 65-vjeçar është shprehur i lumtur me mbështetjen dhe shqetësimin e njerëzve për shëndetin e tij.

Unë jam i lumtur dhe mirënjohës për përkushtimin, përkrahjen dhe shqetësimin për shëndetin tim. Unë vazhdoj të lutem për të gjithë ata që janë prekur”, u shpreh Jesus.

(E.C/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport jorge jesus trajneri portugez mposht koronavirusin jorge jesus trajneri portugez mposht koronavirusin

Sondazh

Poll