Sport

Koronavirusi fut në kolaps futbollin, klubet italiane dhe franceze po mendojnë të shkurtojnë pagat

19 Mars 2020, 14:02 Nga DOSJA
Koronavirusi fut në kolaps futbollin, klubet italiane dhe franceze po

ITALI- Në një kohë kur e gjithë bota e futbollit është paralizuar nga virusi Covid-19, presidentë e klubeve të futbollit kanë filluar të bëjnë faturat financiare që dukshëm rëndojnë në xhepat e tyre.

Skuadrat paguajnë shifra marramendëse pēr lojtarët dhe stafin dhe për këtë në Francë po tentojnë t’ia kalojnë këtë barrë shtetit. Kujtojmë që në Francë, shteti kompenson pagat deri në 4,5 herë më shumë se paga minimale dhe shoqëria paguan 70% të pagave bruto.

Nderkohe ne Itali, presidenti i federatës Gravina e konsideroi uljen e pagave të lojtarëve nje mundesi reale dhe opsion që duhet të pranohet ne ketë situatë të veshtirë, ndërsa skuadrat e Serie A kërkojnë nga ministri i sporteve,Spadafora, të ndihmojë skuadrat financiarisht.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne futboll koronavirusi ne futboll

Sondazh

Poll