Sport

“Rrezikova të marrë gjobë”, Armando Sadiku tregon sesi Spanja po e përjeton Covid-19: Hymë dy veta në…

19 Mars 2020, 11:32 Nga DOSJA
“Rrezikova të marrë gjobë”, Armando Sadiku tregon

Tiranë- Futbollisti i Malagas, Armando Sadiku në emisionin “Opinion” ka treguar mënyrën sesi Spanja po e përjeton virusin Covid-19, por edhe izolimin e tij në qytetin andaluzian. Ndërkohë sulmuesi shqiptar ka treguar sesi po i kalon këto ditë vështira, ku mungon tërësisht futbolli. Sadiku i ka shpëtuar edhe një gjobe, pasi shkeli rregullat sa i përket hyrjes në supermarket në kushtet e një emergjence të tillë.

“Po ndodhem në Malaga prej disa muajsh që kam ardhur unë këtu dhe jam në karantinë si të gjithë të tjerët. Këto janë ditë të vështira izolimi, por do i kalojmë së bashku. Që nga dita e dielë ne jemi të izoluar. Kishim stërvitje ditën e hënë, po na thanë që duhet të qendronim në shtëpi sepse nuk do ta zhvillonim. Tani kemi rreth 3-4 ditë që qendrojmë kështu sa të kalojë kjo situatë. Kampionatet janë bllokuara, thuhet se kampionati mund të fillojë me 24 prill, por akoma nuk është 100% e sigurt,por ne po mundohemi që të mbajmë formën tonë duke bërë disa stërvitje në shtëpi. Sot kam rrezikuar të marrë gjobë pasi u futëm dy veta në një familje në supermarket dhe kjo nuk lejohej”, ka thënë Sadiku.

Minuta 01:41

E.Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armandi sadiku koronavirusi ne shqiperi armandi sadiku koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll