Ekonomi

Veliaj jep lajmin e MIRË: Nga muaji Mars do të pezullohen kamatvonesat për abonentët e UKT-të

19 Mars 2020, 12:15 Nga DOSJA
Veliaj jep lajmin e MIRË: Nga muaji Mars do të pezullohen kamatvonesat

Tiranë- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët që në këto ditë të vështira përballen me epideminë COVID 19. Përmes një postimi në twitter, kreu i Bashkisë së Tiranës ka deklaruar se  duke nisur nga muaji Mars, UKT do të pezullojë kamatvonesat për abonentët.

“Në kuadër të masave për lehtësimin e gjendjes për qytetarët që preken nga situata e krijuar nga virusi #COVID19, UKT njofton se duke nisur nga muaji Mars do të pezullohen kamatvonesat për abonentët. Pezullimi do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë nga UKT”, shkruan Veliaj.

Po kështu, më herët kreu i Bashkisë së Tiranës njoftoi se afati për kreditë e buta shtyhet deri më 17 maj. Ndërkohë, ai ka deklaruar se Këshilli Bashkiak Tiranë do të marrë vendimin për të shtyrë detyrimet e bizneseve deri në qershor, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në vend.

Bilanci i të infektuarve nga COVID-19 sot ka shkuar në 64 të prekur dhe 2 viktima.  Viktima e parë me COVID-19 ishte një 73-vjeçare nga Durrësi, ndërsa i dyti, një burrë 66 vjeç nga Lushnja. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Kavajë e Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi erion veliaj koronavirusi ne shqiperi pezullohet kamata e ujit erion veliaj koronavirusi ne shqiperi pezullohet kamata e ujit

Sondazh

Poll