Ekonomi

“Nuk ka trimëri në këtë virus”, Pipero këshillon qyrtetarët: Kujdesuni për veten, jemi të gjithë të rrezikuar

18 Mars 2020, 18:10 Nga DOSJA
“Nuk ka trimëri në këtë virus”, Pipero

TIRANË- Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes kundër COVID-19 dhe të mos thonë se “jemi shqiptarë e nuk kemi frikë”. I ftuar sot në News 24, Pipero tha se të gjtihë jemi ë rrezikuar nga koronavirusi dhe duhet kujdes maksimal që të pengojmë sa më shumë përhapjen e tij.

 “Moshat e reja në tërësi e kanë më të lehtë për të kaluar këtë sprovë. Pavarësisht se shumë thonë se jemi shqiptarë e jemi të fortë, nuk duhet të na gënjejë mendja fare, të mos gënjejë mendja askënd, pasi të gjithë jemi të rrezikuar. Urojmë të ndodhë sic ndodh me gripin stinor. Për sa kohë, virusi qarkullon, ne jemi më të rrezikuar, sigurisht. E kemi ne virusin në dorë, pasi ne mund të fitojmë këtë betejë. Nëse respektojmë këshillat, ne e kemi në dorë virusin. Nuk ka trimëri në këtë virus. Ky virus ka shenjë temperaturën mbi 37.5 për 2-3 ditë, kolla e thatë dhe vështirësia në frymëmarrje. Tështimat nuk i ka simptoma kryesore ky lloj virusi. Nuk ka lidhje grupi i gjakut, mund të sëmuren të gjithë. Unë e di se virusi nuk transmetohet nga nëna tek fëmijët e vegjël. Cdo qytetar që respekton vendimet e qeverisë në radhë të parë mbron veten, mbron shokun, na mbron të gjithë ne. Duhet të mendojmë për vete dhe kështu mendojmë edhe për të tjerët.”, u shpreh Pipero.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeku pëllumb pipero pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeku pëllumb pipero pellumb pipero

Sondazh

Poll