Ekonomi

Guvernatori Sejko shpjegon shtyrjen e kredive: Nuk është për të gjithë, vetëm ata që preken nga kriza

18 Mars 2020, 21:31 Nga DOSJA
Guvernatori Sejko shpjegon shtyrjen e kredive: Nuk është për

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka sqaruar sot vendimin e marrë prej tij dhe Kryeministrit Edi Rama për shtyrje të kredive me tre muaj. I ftiar sot në emisionin “Real Story”, Sejko tha se shtyrja e kredive nuk do të jetë për administratën shtetërore, mjekët apo për mësuesit. Sejko sqaroi se ka një kategorizim të personave që i shtyhet kredia, dhe është vetëm për ata që hasin vështirësi financiare dhe i kap kriza e koronavirusit.

Mësuesit dhe mjekët i marrin pagat në mënyrë automatike dhe i tërheqin nga ATM-të nëpërmjet kartës së kreditit. Problemi është tek pjesa e kredisë. Një pjesë e administratës publike ka kredi. Edhe ata që punojnë në privat. Të gjithë punonjësit kanë një trajtim të ngjashëm bankat aplikojnë kredi, kredi konsumatore dhe kredi për banesa. Kreditë konsumatore kanë këstet e tyre, dhe për banesat kanë këstet e tyre. Mund të kenë probleme financiare por jo thelbësore nga kjo. Nuk janë të ekspozuar dhe të riskuar pasi përderisa i jepet rroga dhe ata do e paguajnë. Mjekët dhe mësuesit do e paguajnë kreditë. Nuk ndryshon asgjë financiarisht tek ata.

Një pjesë e tyre e mirë duan ta paguajnë. Të tjerë kanë probleme financiare. Rastet ndryshojnë. Po të hyjmë në analizë mund të kemi aq shumë kategori rastesh sa nuk do I sqaronim dot. Do theksoja që vendimi i marrë nga Këshilli Mbikqyrës ka të bëjë vetëm me ata klientë të prekur nga kriza e koronavirusit dhe ata do të duhet të kontaktojnë bankat. E theksova që ditën e parë që duhet njoftuar banka, klientët ishin të paqartë, kishin ankesa. Dhe për të ndarë klientët që i shtyhet afati atëhere Banka i kthen përgjigje brenda 3 ditësh nëse ky është një klient që përfshihet në këto kategori apo jo”, u shpreh Sejko.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi gent sejko guvernatori i bankes se shqiperise koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 shtyrja e kredive gent sejko guvernatori i bankes se shqiperise koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 shtyrja e kredive

Sondazh

Poll