Ekonomi

“Më dëgjoni sot se nesër do jetë shumë vonë”, Pëllumb Pipero thirrje qytetarëve: Arma jonë është kujdesi, koronav

18 Mars 2020, 16:44 Nga DOSJA
“Më dëgjoni sot se nesër do jetë shumë

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero u ka bërë sot apel qytetarë që të dëgjkojnë këshillat e tij dhe shtoi se virusi mund të zhduket pas katër muajsh. I ftuar sot në News 24, Pipero tha se COVID-19, ka shumë të pa njohura, prnadaj qytetarët duhet të dëgjojnë sot këshillat dhe të zbatojnë masat që janë vendosur, pasi nesër do të jetë shumë vonë dhe Shqipëria në përmasa mund të jetë edhe më keq se Italia.

Shumë e rëndësishme ta kuptojnë sot, nesër vonë. Nipërit dhe mbesat nuk do të gëzojnë dot gjyshërit. Nëse duan të gëzojnë niëprit dhe mbesat atëhere të respektojnë këshillat. Kam të njëjtat informafione dhe në Itali, nuk i besojnë atyre që shohin në TV. Nuk është lojë, është luftë e vërtetë. Pandemi e cila ka shumë të panjohura. Askush nuk e kupton dot. Ka hsumë të panjohura, kudo në Europë dhe në botë është vetëm fillimi. Kur më thanë që doli rasti i fundit në Kinë nga spitali thashë duhet kohë që të shihet. Unë them në 4 muaj do të kalojë. Ne ende nuk e dimë çdo të ndodhë përtej kësaj pandemie. Ky virus mund të rikthehet prap pas një viti apo pas dy vitesh me ndryshime, me mutacione”, u shpreh mjeku.

Po ashtu Pipero deklaroi se  e vetmja armë që kemi kundër virusit është kujdesi, sepse virusi ka shumë të panjohur adhe ende nuk ka një vaksinë për ta luftuar.  “Ende nuk kemi asnjë vaksinë apo mjekim antiviral. Sa kohë nuk kemi këto jemi para të panjohurve. Vaksina dhe medikamenti, e vetma armë që kemi është kujdesi. Kujdesi është më i rëndësishmi. E para nuk sëmuren ata, e dyta nuk sëmuren  të tjerët, e treta ka më pak numra të atyre që na vijnë në psital. Shtimi i rasteve në Itali tejkalon çdo masë, kapacitet të mundshëm mjekësor. Ky eklipson mjekësinë dhe ekonominë. Ju lutem mes jush, nëse qëndrojnë në shtëpi atëhere do e kalojnë mirë këtë situatë. Por nëse jo atëhere përmasat mund të jenë më të mëdha se në Itali pasi ne nuk jemi 60 milion. Do ishte mirë të ishte bërë dje por më mirë të behet sot. Nga sot e tutje them më mirë sot dhe jemi në kohë për të reduktuar numrat. Unë besoj që këto masa, kjo është lexoni apo thoni praktikisht në këto masa kjo fashë ka brenda dhe distancën. Moslejimin e grumbullimit, pra të mos afrohen mme njëri- tjetrin. Kjo fashë ka shumë detajime të mëtejshme.”- tha mjeku Pipero.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale masat kunder covid 19 mjeku pëllumb pipero pellumb pipero masat kunder covid 19 mjeku pëllumb pipero pellumb pipero

Sondazh

Poll