Ekonomi

Shtyrja e kredive me 1 vit? Guvernatori i BSH: Do e hidhte ‘knock- down’ sistemin bankar, mos kërkojmë çudira

18 Mars 2020, 22:01 Nga DOSJA
Shtyrja e kredive me 1 vit? Guvernatori i BSH: Do e hidhte ‘knock-

TIRANË- Guvernatori i BSH ka thënë se është e pamundur që afati i kësteve të kredive të shtyhen me 1 vit siç kanë bërë disa vende të tjera pasi do e hidhte ‘knock- down’ sistemin bankar.

Sejko i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se shtyrjet varen sipas mundësive dhe se u vendos që të shtyhen këstet e kredive 3 muaj për të parë evoluimin e situatës së COVID- 19.

Guvernatori shprehet gjithashtu se shtyrja me 3 muaj e kredive nuk prek statusin e klientëve.

Një nga kërkesat që unë i kam parë, një nga ato ishte që shtyrja të ishte deri në një vit pasi ka disa shtete. Do të ishte e vështirë, do të kishte pasoja të mëdha. E bëmë 3 muaj që të shohim evoluimin se si do të vijojë situata. Nëse në mes të prillit do të normalizohet, pra nëse bizneset do të rikthehen atëhere sa më e vogël të jetë humbja dhe periudha. Doja të theksoja që 1 vit kërkesa është e thellë do të thotë që të hedhësh knock-down sistemin bankar. Të gjithë do e donin por mos kërkojmë çudira. Po të ishte e mundur.”– tha Gent Sejko.

Marrë nga BalkanWeb

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë gent sejko banka e shqipërisë gent sejko

Sondazh

Poll