Ekonomi

Mjeku Tritan Kalo tregon ilaçin që po bën ‘magjinë’ kundër koronavirusit: Po jep efekt

18 Mars 2020, 18:35 Nga DOSJA
Mjeku Tritan Kalo tregon ilaçin që po bën

TIRANË- Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka folur sot për COVID-19 dhe për atë që ndodh tek Invektivi me pacientët e prekut nga virusit. Në një intervisrtë në Abc News, Kalo ka thënë se gjendja e pacientëve është e sbatabilizuar dhe vetëm tre janë më frymëmarrje të drejtësuar.

Mjeku ka thënë se pacientët po trajtohen me ilaçe dhe ka shpresa që të shërohen e të mos ketë humbje jete. Kalo më tej shtoi se çdo vend aplikon në përputhje më të dhënat ato medikamente që i gjykon se mund të jenë të efektshme.

Edhe në Kinë eksperiencat janë të ndryshme nga një klinikë në tjetrën. Dozat e mjekimit nuk janë të njëjta sepse varen nga produkti bazë. Protokolli bazë ka dy preparate. Tocilizumab është përdorur si një preparat që vepron mirë me artritin dhe ndikon mirë në mekanizmat inflamatorë që ndodhin në majisjen e mushkrive dhe në pjesë të tjera të organzimit. Ndërsa të tjerët përveç suportit duke mbajtur në ekuilibër sëmundjet bazë dhe duke i kombinuar më këto preparatë të bëjnë të mundur në kohëzjgjatjen 10 ditore të mbajnë këtë kontroll dhe komunikim. Preparatet që kanë dhënë rezultate në Kinë po përdoren edhe në Itali. Epidemiologët janë ato që marrin të dhënat dhe bëjnë studimet. Është vështirë që SARS COV 2 ta rëndojë gjendjen”, u shpreh mjeku infeksionist.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale ilaci kunder koronavirusit koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 trtian kalo ilaci kunder koronavirusit koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 trtian kalo

Sondazh

Poll