Ekonomi

Ndihmë më të varfërve në Elbasan, nis shpërndarja e ushqimeve derë më derë

18 Mars 2020, 16:59 Nga DOSJA
Ndihmë më të varfërve në Elbasan, nis shpërndarja

ELBASAN- Shqipëria për gati një javë është një karantinë dhe qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë. Por kjo ka sjell probleme për familjet të cilat nuk kanë mundësi ekonmike për t’u ushqyer.

Por për t’u ardhur në ndidhmë këtyre qytetarëve, Bashkia e Elbasanit së bashku me shoqata të ndryshme që kanë shprehur gatishmërinë kanë nisur shpërndarjen e ushqimeve në familjet të cilat janë në nevojë.

Prej disa ditësh kryesisht të moshuarve, por dhe familjeve të tjera u janë dërguar qese me ushqime, që të kalojnë sa më lëhtë këto ditë izolimi nga COVID-19. Nga ana tjetër dhe qendrat ditore të cilat ofronin ushqim për të moshuarit e vetmuar, tashmë e dërgojnë ushqimin në banesa për të evituar grumbullimet në qendra.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale bashkia elbasan koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 te varfrit ne elbasan bashkia elbasan koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 te varfrit ne elbasan

Sondazh

Poll