Aktualitet

Pamje nga Berati, qytetarët izolohen në banesat e tyre, i binden urdhrit të Ramës, në rrugë vetëm makina policie

19 Mars 2020, 11:45 Nga DOSJA
Pamje nga Berati, qytetarët izolohen në banesat e tyre, i binden

Berat- Të gjithë qytetarët e Beratit i janë bindur urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të qëndrojnë në banesat e tyre edhe të lëvizin vetëm në oraret e lejuara. Siç shihet në pamjet e mëposhtme të sigururara nga Dosja.al asnjë person apo makinë në lëviz në rrugë. Ndërkohë që një makinë me megafon njofton qytetarët që të mos qarkullojnë nga ora 10:00 deri në 16:00 të pasdites.

Rritet bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve.  Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll