Ekonomi

DOKUMENTET/ MSH hap tender për aparatët respiratorë, 129 mln lekë për kompaninë që i sjell më shpejt, afati i tenderit s

18 Mars 2020, 11:43 Nga DOSJA
DOKUMENTET/ MSH hap tender për aparatët respiratorë, 129 mln

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale ka hapur tenderin më datën 17 mars për blerjen e aparatëve respiratorë, një pajisje jetike për të gjithë ata që rrezikojnë komplikacione nga prekja me COVID-19. Dosja.al ka siguruar dokumentet e tenderit ku shihet se në objekt është: “Furnizim, vendosje respiratorë me dy modalitete për adultë dhe moshë pediatrike për COVID-19”

Ajo që bie në sy është afati 24 orë që është lënë nga Ministria, që është data 18.3.2020, ora 17:00.

Ky tender me fond limit për blerjen e aparatëve respiratorë është 129, 727.371 lekë, (njëqind e njëzet e nëntë milion e shtatëqind e njëzet e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e një) lekë pa TVSH, pra 1.2 miliardë lekë të vjetra.

Përsa i përket pikëzimit, termat e tenderit sqarojnë se me 60 pikë do të vlerësohet lëvrimi i shpejtë i respiratorëve, ndërsa çmimi pra oferta do të vlerësohet me 40 pikë.

Ky tender gati dy javë pasi Shqipëria është prekur nga koronavirusi, vë në pikëpyetje strategjinë e qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë gjithë kësaj kohe, ekspertët kanë pyetur qeverinë se a ka kapacitete për të përballuar me respiratorë këtë pandemi, dhe përgjigjia ka qenë se masat janë marrë.

Ndërkohë që siç shihet edhe në këto dokumente, masat janë marrë vetëm dje, kur numri i të prekurve ka shkuar në 59 dhe i viktimave në 2.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu plani i masave per covid-19 tenderi i aparateve respiratore koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu plani i masave per covid-19 tenderi i aparateve respiratore

Sondazh

Poll