Bota

Flasin ekspertët: Pse prekim fytyrën edhe kur paralajmërohemi që mos ta bëjmë? Ja si ndikon sjellja jonë tek përhapja e

18 Mars 2020, 18:13 Nga DOSJA
Flasin ekspertët: Pse prekim fytyrën edhe kur paralajmërohemi

GJERMANI-Edhe pse jemi paralajmruar që mos të prekim fytyrën për t’u mbrojtur  nga pandemia e koronavirusit, ne nuk mund të heqim dorë. Po pse ndodh kjo? Dhe çfarë mund të bëjmë për ta shmangur këtë gjest?

Studimet kanë treguar që ne jemi veçanërisht të prirur për të prekur mollëzat tona dhe zonat përreth gojës, hundës dhe syve. Kur bëhet fjalë për një sëmundje si koronavirusi i ri, Covid-19, kjo është ideale për një infektim direkt.

Një studim i vitit 2015 analizoi sjelljen e studentëve të mjekësisë në Australi. Mary-Louse McLaës, një eksperte për kontrollin e infeksionit në Universitetin e Uellsit të Veriut të Jugut, Sidnei, dhe kolegët e saj zbuluan se studentët preknin fytyrat e tyre mesatarisht 23 herë në orë.

Kjo sjellje na bën të prirur të infektohemi me sëmundje, duke përhapur bakteret dhe viruset që marrim me duart kur prekim mjedisin që na rrethon, madje dhe ata që takojmë. Kjo është arsyeja pse autoritetet shëndetësore tani kanë paralajmëruar të qytetarët të mos i prekin fytyrat si një përpjekje për të zvogëluar përhapjen e Covid-19.

Por, pse i prekim kaq shumë fytyrat dhe si mund ta ndalojmë këtë gjë?

Martin Grunëald, një psikolog në Universitetin e Leipzig, Gjermani, thotë se vetë-prekja në këtë mënyrë është një sjellje e specieve tona.

“Vetë prekjet janë lëvizje vetë rregullues,e të cilat zakonisht nuk janë krijuar për të komunikuar dhe shpesh realizohen me pak ose aspak vetëdije. Ata luajnë një rol kryesor në të gjitha proceset njohëse dhe emocionale. Ato ndodhin tek të gjithë njerëzit” – thotë ai.

“Prekja e fytyrave tona mund të veprojë si një lloj mekanizmi vetë-qetësues,”– thotë Dacher Keltner, psikolog në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley.

Ekspertë të tjerë besojnë se vetë-prekja është një mënyrë për të ndihmuar në kontrollimin e emocioneve dhe hapësirës e vëmendjes. Por sytë, hundët dhe goja janë gjithashtu porta kryesore për bakteret dhe viruset që të hyjnë në trupin tonë.

Për disa ekspertë të shëndetit, kjo prirje për të prekur veten është ndoshta një nga arsyet pse maskat në fytyrë ofrojnë një formë mbrojtjeje.

“Vendosja e një maskë mund të zvogëlojë prirjen që njerëzit të prekin fytyrat e tyre, gjest që është një burim kryesor i infeksionit pa higjenën e duhur të duarve”,- thotë Stephen Griffin, një virolog në Universitetin e Leeds, në Mbretërinë e Bashkuar.

Përveç mbajtjes së maskave, si tjetër mund të zvogëlojmë prekjen e fytyrës?

Michael Hallsëorth, një shkencëtar i sjelljes në Universitetin Columbia, thotë se mjafton vetëm të ndiqen disa këshilla.

Njëra prej tyre është të jemi më të vëmendshëm se sa shpesh prekim fytyrën.

“Kur është një nevojë fizike si kruajtja, për shembull, përdorni pjesën e pasme të krahut,”- thotë ai.

Ne gjithashtu mund të përdorim metoda për të mbajtur duart tona të zënë duke përdorur topat e stresit. Por edhe ato mund të ndoten me baktere prandaj duhet të dezinfektohen shpesh. Veshja e dorezave gjithashtu ofron pak mbrojtje.

Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon larje të shpeshta të duarve, duke mbajtur distancën tuaj nga të tjerët dhe duke shmangur kontaktin fizik siç është shtrëngimi i duarve.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2503 persona.Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ekspertet gjerman coronavirusi ekspertet gjerman

Sondazh

Poll