Aktualitet

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, humbin jetën 4 persona (DETAJE)

18 Mars 2020, 19:44 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, humbin jetën 4

KRUJË- Shqipëria është shndërruar e gjitha në karantinë dhe autoritetet kanë ndalur lëvizjes e makinave e këmbësorëve, por duket se jo të gjithë i respektojnë rregullat.  Sot në mbrëmje, në fshatin Borizanë në Fushë-Krujë ka ndodhur një aksident i rëndë, ku një makinë është përplasur me një kamion.

Deri tani mësohet se bilanci i viktimave është 4, pasi dhe i plagosuri humbi jetën në spital. Dosja.al mëson se viktimë kanë mbetur 3 të rinj nga Fushë-Kruja dhe shoferi i kamionit, i cili mban targa Kosove. 

“Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa Kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë 3 shtetas që udhëtonin në mjetin “Audi” dhe një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, ishte ky njoftimi paraprak i Policisë. Por burime të Dosja.al, thonë se dhe i plagosuri humbi jetën, pasi nuk i shpëtoi dot plagëve të marra. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i rende ne kruje aksident ne fushe kruje policia kruje aksident i rende ne kruje aksident ne fushe kruje policia kruje

Sondazh

Poll