Aktualitet

Koronavirusi/ ‘U bëj thirrje të mbroni natyrën!’ Mesazhi i Deas, 8-vjeçares nga Kukësi po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

18 Mars 2020, 16:05 Nga DOSJA
Koronavirusi/ ‘U bëj thirrje të mbroni natyrën!’

KUKËS– Ashtu si ajo, edhe në vendin tonë ka mjaft fëmijë dhe adoleshentë që e duan dhe luftojnë për të mbrojtur natyrën.

Në këto ditë mjaft të vështiura që po kalojmë për shkak të virusin Covid-19 që po kërcenon shëndetin tonë, një vogëlushe ka përcjellë një mesazh mjaft të vyer për të gjithë bashkëmoshatarët e saj dhe të rriturit.

Bëhet fjalë për Dea Lavdrim Shehun, nga Kukësi e cila ka përcjellë një video solidarizuese në këtë hark kohor ku kudo flitet për koronavirusin që ka pushtuar pjesën më të madhe të botës.

Nëse shumë prindër nuk e dinë ende se si duhet t’i flasin fëmijëve të tyre për koronavirusin, mbase mund të nisen nga mesazhi i kësaj 8 vjeçare e cila e sheh jo vetëm si një moment reflektimi për t’u kujdesur ndaj natyrës, por edhe si një moment i familjes së bashkuar për më shumë dashuri, komunikim, lojëra, buzëqeshje, solidarizim dhe gjallëri.

Mbase edhe Greta Thunberg nga një video si kjo e ka nisur aktivitetin e saj, për të përcjellë ndikimin e saj human në të gjithë botën.

“COVID-19”, ky është mesazhi i vogëlushes 8 vjeçare nga Kukësi që po bën xhiron e rrjetit

“COVID-19”, ky është mesazhi i vogëlushes 8 vjeçare nga Kukësi që po bën xhiron e rrjetit

Gepostet von Gazeta TemA am Mittwoch, 18. März 2020

“Natyra s’bën asgjë pa qëllim”, ka thënë dikur Aristoteli në një nga testamentet më të mëdha që i ka dhënë njerëzimit, duke frymëzuar edhe vogëlushë kështu si Dea.

Padyshim, me të tillë fëmijë, e nesërmja do të jetë më e bukur për të gjithë ku shpresat dhe bësimi do të rivitalizohen për t’u shndëruar në forcë dhe ndryshim.

Marrë nga TemA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dea shehu koronavirusi ne shqiperi kukes dea shehu koronavirusi ne shqiperi kukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2020, 14:15

TIRANË- I afërmi i viktimës, që humbi jetën nga koronavirusi ka bërë sot një deklaratë të fortë. Në një lidhje telefonike me Top Channel, i afërmi i viktim...