Aktualitet

“Presim arkivolët stivë për t’u ndërgjegjësuar”, shkodranët “thyejnë” shtetrrethimin, gazetari apel qytetarëve

18 Mars 2020, 15:32 Nga DOSJA
“Presim arkivolët stivë për t’u

SHKODËR– Dy ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori vendimin për të mos lejuar lëvizjen e këmbësorëve pas orës 18:00. Por mesa duket ky urdhër i kryeministrit Rama nuk është marrë aspak për bazë nga qytetarët të cilët kanë thyer rregullin, e kanë vijuar të dalin në rrugë si  normalisht.

Të stresuar prej izolimit dhe qëndrimit 24 orë vetëm në shtëpi, qytetarët kanë  treguar edhe ditën e sotme se duan të dalin sa më shumë nga shtëpitë e tyre.

Në orët e mesditës dhjetëra qytetarë  duket se kanë mbushur rrugët në qytetin e Shkodrës pa marrë  parasysh urdhërin e qeverisë në kuadër të shpërthimit të koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale gazetari Simon Shkreli ka publikuar disa pamje nga Shkodra ku shihet se shumë qytetarë kanë dalur nga shtëpitë sëbashku me fëmijët e tyre.

Ndërsa krahas fotove gazetari ka thënë se dalja e tyre  rrezikon jetën e shumë personave të tjerë.

“Në Shkodër siç duket po presim të na bëhen arkivolat stivë për t’u ndërgjegjësuar. Nuk është Dita e Luleve as 1 maji o njerëz eshte Virus që shkakton vdekje. Kuptojeni se po rrezikoni veten dhe të tjerët. Po luani me jetën tuaj dhe të tjerëve. RRI NË SHTËPI.”-ka shkruar gazetari.

Ky nuk është rasti i parë që  njerëzit kanë dalë nga shtëpia pavarësisht urdhërit të  qeverisë, raste të tilla janë parë në Vlorë, Tiranë e Elbasan.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2503 persona.Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi simon shkreli koronavirusi ne shqiperi simon shkreli

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2020, 14:15

TIRANË- I afërmi i viktimës, që humbi jetën nga koronavirusi ka bërë sot një deklaratë të fortë. Në një lidhje telefonike me Top Channel, i afërmi i viktim...