Aktualitet

Nis dezinfektimi i pallateve në kryeqytet, administatorët u kërkojnë para banorëve: Bashkia s’i përballon dot shpenz

18 Mars 2020, 16:05 Nga DOSJA
Nis dezinfektimi i pallateve në kryeqytet, administatorët u

TIRANË– Pallatet në kryeqytet kanë filluar dezinfektimin e ambienteve të përbashkëta në kuadër të “luftës” kundër përhapjes së koronavirusit në vend. Një fletë-thirrje është vënë në disa pallate të Tiranës, ku u kërkohet banorëve një pjesë e shpenzimeve të dezinfektimit, punë e cila është marrë përsipër nga Bashkia.

Mesa duket në asnjë nga taksat që qytetarët paguajnë deri më tani nuk përfshihet dezinfektimi dhe banorët do të duhet që të paguajnë 400 lekë të reja, ndërsa pjesën tjetër të shpenzimeve do ta përballojë Bashkia.

“Ju vëmë në dijeni se Bashkia e Tiranës do të dezinfektojë shkallën, por për të filluar nga puna çdo familje duhet të paguajë një pjesë të shpenzimit në masën 400 lekë dhe pjesën tjetër të shpenzimit do ta përballojë Bashkia. Nëse jemi të interesuar kjo vlerë të shlyhet pranë administratorëve që dizinfektimi të fillojë sa më parë. Faleminderit për mirëkuptimin,”-shkruhet në letër.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dezinfektimi i pallateve koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 tirane dezinfektimi i pallateve koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2020, 14:15

TIRANË- I afërmi i viktimës, që humbi jetën nga koronavirusi ka bërë sot një deklaratë të fortë. Në një lidhje telefonike me Top Channel, i afërmi i viktim...