Aktualitet

Rama: Të gjithë punonjësit e administratës s’do të shkojnë më në zyrë me makinë, 3 muaj heqje rroge, largim në

18 Mars 2020, 14:48 Nga DOSJA
Rama: Të gjithë punonjësit e administratës s’do

TIRANË- Të gjithë punonjësit e Administratës Shtetërore, me përjashtim të ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Mbrojtjes, asaj të Financave, prefekturës dhe bashkive që janë në listën e titullarit, i cili do të dorëzojë sot një listë tek ministri, nuk do të shkojnë më në punë me makinë. Kryeministri bën me dije se të gjithë ata që do të shkelin këtë masë do t’ju mbahet rroga për tri muaj, dhe në rast se shkelja përsëritet, atëherë do të largohen nga puna. Të gjithë punonjësit e tjerë, sipas kryeministrit, që e kanë punën në zyrë dhe kërkojnë makinë, quhen dezertorë. Pavarësisht se nuk jep sqarime për formën e transportit, kur edhe urbanët janë pezulluar, Rama thotë se punonjësit e shtetit nëse kapen duke ecur edhe në këmbë, do të përballen me ndëshkim, 3 muaj heqje rroge dhe në rast përsëritjeje, pezullim nga puna.

REAGIMI I PLOTË:

? NGA NESËR, TË GJITHË PUNONJËSIT E MINISTRIVE, BASHKIVE E PREFEKTURAVE, NGA SEKRETARËT E PËRGJITHSHËM DHE DERI TEK I FUNDIT, NUK DO TË PËRDORIN MË MAKINË PËR TË SHKUAR NË ZYRË!

NGA KY RREGULL PËRJASHTOHEN VETËM PUNONJËSIT E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË, MINISTRISË SË MBROJTJES, MINISTRISË SË FINANCAVE APO TË PREFEKTURA E BASHKIVE, QË JANË TË PËRFSHIRË NË LISTËN PRIORITARE ME FIRMËN E TITULLARIT, PËR TË GARANTUAR ZHVILLIMIN E LUFTËS SIPAS PLANIT, NË ASPEKTIN SHËNDETËSOR DHE HUMANITAR!

? NGA NESËR, TË GJITHË PUNONJËSIT E TJERË TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE QË E KANË PUNËN NË ZYRË, NUK DO TË PËRDORIN MAKINË PËR TË SHKUAR NË PUNË.

TITULLARËT E TË GJITHA INSTITUCIONEVE TË VARËSISË, DUHET TË ÇOJNË SOT TEK MINISTRI APO KRYETARI I BASHKISË, LISTËN E ARSYETUAR TË PUNONJËSVE QË E KANË TË DOMOSDOSHME LËVIZJEN ME MAKINË. EMËR PËR EMËR!

 

? SHKELJA E KËTYRE MASAVE, TË CILAT DO TË PËRFSHIHEN NESËR, SË BASHKU ME MASAT E REJA PËR LËVIZJEN E KËMBËSORËVE NË AKTIN NORMATIV, DO TË NDËSHKOHET ME MBAJTJEN E RROGËS PËR 3 (TRE) MUAJ DHE NË RAST PËRSËRITJE ME LARGIMIN PËRFUNDIMTAR NGA PUNA!

SOT PUNONJËSI I SHTETIT QË SHKEL RREGULLAT E LUFTËS NË MËNYRË TË PËRSËRITUR, NUK ËSHTË NJË KUNDRAVAJTËS SI TË TJERËT, PO NJË DEZERTOR NË KUPTIMIN E PLOTË TË FJALËS!

? NGA NESËR, KËMBËSORËVE QË DO TË SHKELIN MASAT E REJA TË LËVIZJES DHE QË FIGUROJNË NË BORDEROTË E REPUBLIKËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SI PUNONJËS TË ADMINISTRATËS QENDRORE APO VENDORE, DO T’U MBAHET RROGA PËR 3 (TRE) MUAJ DHE NË RAST PËRSËRITJEJE DO TË LARGOHEN PËRFUNDIMISHT NGA RADHËT!

POPULLI NUK I PAGUAN TAKSAT PËR T’U DHËNË RROGA ATYRE QË RREZIKOJNË JETËN E TIJ NË KËTË LUFTË KU PUNONJËSIT E SHTETIT DUHET TË JENË SHEMBULLI MË KUPTIMPLOTË I DISIPLINËS SHTETËRORE DHE PËRGJEGJSHMËRISË QYTETARE!

? KJO LUFTË NUK ËSHTË LOJË! PËRBALLË ARMIKUT QË NA KA SULMUAR JEMI NJË VEND, NJË POPULL DHE NJË SHTET! VETËM KËSHTU MUND T’IA DALIM DHE ASKËND QË S’DO TË KUPTOJË NUK MUND TA TOLEROJMË MË!

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 59 të prekur, mes tyre dy viktima. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2020, 14:15

TIRANË- I afërmi i viktimës, që humbi jetën nga koronavirusi ka bërë sot një deklaratë të fortë. Në një lidhje telefonike me Top Channel, i afërmi i viktim...