Aktualitet

Trafikuan emigrantë në këmbim të parave, arrestohen dy persona në Korçë e Pogradec

18 Mars 2020, 17:49 Nga DOSJA
Trafikuan emigrantë në këmbim të parave, arrestohen dy

KORÇË- Policia e Korçës dhe e Pogradecit ka arrestuar sot dy persona të cilët akuzohen pët veprën penale të dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufijve. Në një reagim për mediat, Policia bën me dije se të arrestuar janë shtetasit D.N. 59 vjeç dhe D. L. 25 vjeç. Të dy këta persona kishin trafikuar nga 5 emigrantë, duke u marrë në këmbim shuma parash.

NJOFTIMI I PLOTË

Në Korçë ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Agjencia” të finalizuar para 1 muaji, ndërsa në Pogradec arrestohet në flagrancë 1 shtetas tjetër i cili u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm. Në vijim të masave për parandalimin e paligjshmërive, kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, u bë ndalimi i shtetasit N. D., 59 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Agjencia”, finalizuar më datë 21.02.2020, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim më shumë se 1 herë”.

Gjithashtu shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Fushë Krujë.  Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas u kap në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Ford Focus”, pesë shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia korçe policia pogradec trafikimi i emigranteve policia korçe policia pogradec trafikimi i emigranteve

Sondazh

Poll