Aktualitet

EMRI/ Do udhëtonte drejt Zvicrës me dokumente të falsifikuara, arresohet në Rinas i riu nga Sri Lanka

18 Mars 2020, 14:44 Nga DOSJA
EMRI/ Do udhëtonte drejt Zvicrës me dokumente të falsifikuara,

TIRANË- Një 27-vjeçar nga Sri Lanka është arrestuar sot në Rinas, pasi është kapur me dokumente të falsifikuar dhe donte të udhëtonte drejt Zvicër. Në një njoftim për mediat, Policia shkruan se sot u finalizua me suksese operacioni i koduar “Ndalesa”. 27-vjeçari Rasalin kam Kajikaran, banues në Sri Lanka, u kap në flagrancë në Rinas, duke tentuar të udhëtojë në Gjenevë, Zvicër, me një kartë identiteti franceze të falsifikuar.

Po ashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi J. K., 62 vjeç, banues në Londër, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin R. K., kundrejt përfitimit, duke i siguruar kartë identiteti franceze të falsifikuar. Kajikaran pas marrjes në pyetje nga Policia ka treguar se identitetin e rremë e kishte blerë për 200 Euro dhe ishte larguar nga Sri Lanka, pasi kishte frikë nga luftë. 

NJOFTIM I PLOTË

Strukturat e Policisë, krahas angazhimit për zbatimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën edhe në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë. Finalizohet operacioni policor “Ndalesa”, në vijim të disa operacioneve të njëpasnjëshme të realizuara muajt e kaluar, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Operacioni, nga Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, si dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u finalizua me suksese operacioni policor i koduar “Ndalesa”. Në kuadër të operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K., 27 vjeç, banues në Sri Lanka, pasi në bazë të informacioneve që dispononte Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme për këtë shtetas, u kap në flagrancë në Rinas, duke tentuar të udhëtojë në Gjenevë, Zvicër, me një kartë identiteti franceze të falsifikuar. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. K., 62 vjeç, banues në Londër, Angli, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin R. K., kundrejt përfitimit, duke i siguruar kartë identiteti franceze të falsifikuar. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i riu nga sri lanka operacioni ndalesa policia rinas arrestohet i riu nga sri lanka operacioni ndalesa policia rinas

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2020, 14:15

TIRANË- I afërmi i viktimës, që humbi jetën nga koronavirusi ka bërë sot një deklaratë të fortë. Në një lidhje telefonike me Top Channel, i afërmi i viktim...