Bota

Koronavirusi bën kërdinë në Itali, 475 të vdekur brenda 24 orëve, 2.648 raste të reja me Covid-19

18 Mars 2020, 17:28 Nga DOSJA

ITALI– Italia ka raportuar edhe 475 viktima brenda një dite. Ky, një numër i lartë i rasteve të reja të raportuara në një ditë të vetme që nga fillimi i shpërthimit, duke e çuar numrin total të viktimave në 2978.

Ndërsa rastet e reja kanë arritur një numër maksimal brenda një dite ku vetëm në 24  orët e fundit janë  regjistruar  2.648 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total të të sëmurëve mbi 32 mijë.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2978 persona.Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Burimi:  Corriere.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll