Bota

“Kisha penicilinën e Zotit”, mjekja 60-vjeçare shërohet nga koronavirusi vetëm me supë pule dhe paracetamol

18 Mars 2020, 17:25 Nga DOSJA
“Kisha penicilinën e Zotit”, mjekja 60-vjeçare

LONDËR– Një mjeke 60-vjeçare në gjendje të rëndë nga koronavirusi është shëruar  vetëm me supë dhe paracetamol.

Ajo ishte shtrirë në shtrat prej shumë ditësh në shtëpinë e saj në jug të Londrës, por tani është rikuperuar dhe ka sqaruar se si është të jetosh me koronavirus.

Dr Gerada, ish-drejtuese e Kolegjit Mbretëror të GP, tha që shkoi në punë vetëm një ditë pasi u kthye nga Nju Jorku, dhe pikërisht atëherë filluan simptomat, me një kollë të thatë dhe lodhje. Në fillim mendoi se e kishte lodhje nga udhëtimi.

Pasi kishte nisur të kishte shqetësime me fytin dhe ethe, ajo menjëherë vendosi që të moso shkonte në punë, dhe u fut në internet për të marrë  më shumë informacion.

“E dija që ishte koronavirusi, pasi asnjëherë nuk jam i sëmurë kaq shumë. Unë kisha penicilinën e Zotit, supë pule, e cila dukej se kishte një efekt të mrekullueshëm për të rikthyer oreksin tim. Ishte e dhimbshme dhe e frikshme – frika jo sepse mendova se do të vdisja por sepse të jesh i sëmurë është e frikshme.”-tha ajo.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2503 persona.Sa i përket Shqipërisë janë 59  raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20persona të infektuar.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dr gerada koronavirusi ne britani dr gerada koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll