Bota

Mbyllet kufiri mes Amerikës dhe Kanadasë, përjashtim bëjnë mallrat, ato do të vazhdojnë të transportohen

18 Mars 2020, 17:18 Nga DOSJA
Mbyllet kufiri mes Amerikës dhe Kanadasë, përjashtim

SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau kanë rënë dakord për mbylljen e kufirit dhe të gjitha udhëtimeve për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së koronavirusit.

“Ne, me pëlqim të ndërsjellë, jemi duke mbyllur përkohësisht kufirin tonë të Veriut me Kanadanë,” – ka thënë Donald Trump në një postim në rrjete sociale.

Megjithatë Trump shtoi se tregtia nuk do të preket dhe se mbyllja e kufirit do të prekë turistët dhe blerësit, por mallrat do të vazhdojnë të kalojnësi normalisht kufirin.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2503 persona.Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar.

Burimi: BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll