Bota

“Fatmirësisht, është negativ”, kryetari i Komunës së Gjilanit nuk është i prekur nga koronavirusi

18 Mars 2020, 16:17 Nga DOSJA

GJILAN– Paraditen e sotme kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tregoi se pasi kishte marrë pjesë nën një ditëlindje ku një prej këngëtarëve kishte qenë i infektuar me koronavirus njoftoi se është vetizoluar për zigurinë e të tjerëve.

Por pasditen e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale Haziri ka zbuluar se pas nënshtrimit të testit ai  ka rezultuar i paprekur nga koronavirusi.

“Pasi iu nënshtrova në mëngjes testit për #Covid19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, para pak minutash mora rezultatin zyrtar, i cili, fatmirësisht, është negativ.”- ka shkruar Haziri.

 

Numri i personave të prekur me COVID-19 ka shkuar në 17. Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2503. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 59 persona dhe 2 prej tyre kanë humbur jetën.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove lutfi haziri koronavirusi ne kosove lutfi haziri

Sondazh

Poll