Bota

Shtohet numri i të infektuarëve me koronavirus në Greqi, 24 raste të reja brenda ditës

18 Mars 2020, 17:00 Nga DOSJA
Shtohet numri i të infektuarëve me koronavirus në Greqi, 24 raste

GREQI-Numri i të infektuarëve nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 418, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënur 24 raste të reja, ndërkohë deri më tani 5 persona kanë humbur jetën.

Mosha mesatare e 13 personave që po trajtohen me terapi intensive është mbi 76 vjeç, ndërsa të infektuarit e tjerë po trajtohen në spital.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2503 persona.Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar.

Burimi: Onmed

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni coronavirusi ne greqi coronavirusi ne greqi

Sondazh

Poll