Bota

Mori urdhër që të qëndronte i izoluar, por dilte qëllimisht për të përhapur koronavirusin, ndërron jetë 57-vjeçari ja

18 Mars 2020, 16:08 Nga DOSJA
Mori urdhër që të qëndronte i izoluar, por dilte

JAPONI– 57 vjeçari japonez, i cili shpërndau qëllimisht sëmundjen e kroronavirusit, ka ndërruar jetë. Ai ishte i infektuar me Covid-19, por megjithatë nuk i zbatoi udhëzimet e mjekëve për t’u izoluar në shtëpi.

Ai u diagnostifikua me koronavirus në fillim të marsit, por shtrimi në spital nuk mund të bëhej në atë moment dhe mjekët i thanë urdhër që të izolohej, ndërsa i infektuari filloi të frekuentonte vende publike për të infektuar edhe njerëz të tjerë.

Në Japoni janë konfirmuar më shumë se 1.500 të infektuar nga koronavirusi, përfshirë dhe pasagjerët e anijes Diamond Princess. Ndërsa deri më tani janë shënuar 37 viktima.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2503 persona.Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar.

Burimi:Tass

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne japoni vdes japonezi qe perhapi koronavirusin qellimisht koronavirusi ne japoni vdes japonezi qe perhapi koronavirusin qellimisht

Sondazh

Poll