Bota

Raste njëri pas tjetrit, Kosova shënon 20 të infektuar nga koronavirusi, e infektuar një 55-vjeçare

18 Mars 2020, 14:58 Nga DOSJA
Raste njëri pas tjetrit, Kosova shënon 20 të infektuar nga

KOSOVË- Ka shkuar në 20 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se kësaj herë e prekur është një grua e moshës 55-vjeçare,

Sipas IKSHPK-së, 55-vjeçarja vinte nga fshati Bradash i Podujevës, megjithatë ende nuk dihen detaje lidhur me infektimin e saj.

Njoftimi i Institutit të Shëndetit Publik:

Nga data 08.02.2020 deri me 18.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 308 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej njëzet raste prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot me 18.03.2020 është konfirmuar një rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2: Rasti i konfirmuar është rast kontakti nga fshati Bradash-Podujevë, e gjinisë femër 55 vjeç. Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2.414 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 370 thirrje telefonike.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty  kanë humbur jetën 2503 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll