Bota

Shkarkimi i Agim Veliut, LDK mbledhje urgjente. Mustafa kërcënon me dalje nga koalisoni

18 Mars 2020, 14:29 Nga DOSJA
Shkarkimi i Agim Veliut, LDK mbledhje urgjente. Mustafa kërcënon me

KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zhvilluar sot në mesditë një mbledhje pas shkarkimit të nënkryetarit, Agim Veliu nga posti i ministrit të Brendshëm. I pranishëm në këtë takim ka qenë dhe zëvendëskryeministri Avdullah Hoti si dhe vetë Veliu.

Nuk dihet ende vendimi që ka marrë LDK, pas vendimit të Albin Kurti, por nga reagimet publike duket se koalcioni është lëkundur. Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas shkarkimit të Veliut, duke thënë se Kurti këtë hap e ka bërë njëanshëm, pa u konsultuar me partnerin në qeveri.

Isa Mustafa, ka kërkuar që ky vendim të tërhiqet, duke i vënë ultimatum Kurti deri në fund të javës që të heq taksën. Në të kundërtën kanë paralajmëruar daljen nga koalicioni.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni agim veliu albin kurti shkarkon agim veliun lidhja demokratike e kosoves agim veliu albin kurti shkarkon agim veliun lidhja demokratike e kosoves

Sondazh

Poll