Bota

“Profesori” i Casa de Papel ka një APEL, kërkon ndihmë nga qytetarët: Mblidhni fonde për të gjetur kurën e ko

18 Mars 2020, 15:43 Nga DOSJA
“Profesori” i Casa de Papel ka një APEL, kërkon

SPANJË– Aktori i njohur i serialit “Casa de Papel”, Alvaro Morte ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për koronavirusin në rrjetet e tij sociale.

“Profesori” i ka kërkuar të gjithë ndjekësve të tij që të grumbullojnë fonde për ekipet kërkimore për gjetjen e një kure për virusin dovid-19.

Bashkohuni me lëvizjen #yomecorono dhe ndihmoni në ndalimin e kësaj pandemie. Është shumë e rëndësishme të grumbullohen fonde për ekipet tona kërkimore për të gjetur një kurë. Vendosni ndihmën e www.yomecorono.com me atë që mundeni dhe ndajeni foton tuaj me hashtag #yomecorono për ta përhapur atë. Në kohë krize ju duhet të investoni më shumë në kërkime. Shumë faleminderit të gjithëve!,”-shkruan ai.

POSTIMI: 

 

 

 

Únete al movimiento #yomecorono y ayuda a frenar esta pandemia. Es muy importante conseguir fondos para que nuestros equipos de investigación encuentren una cura. Entra en www.yomecorono.com ayuda con lo que puedas y comparte tu foto con el hashtag #yomecorono para difundirlo. En tiempos de crisis es cuando más hay que invertir en investigación. Muchas gracias a todos!

A post shared by Álvaro Morte (@alvaromorte) on

Ndërkohë që Spanja është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në Europës pas Italisë duke shënuar 90 të vdekur dhe mijëra të infektuar. COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty  kanë humbur jetën 2503 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar. Ndërsa në Kosovë deri më tani janë shënuar 20 të infektuar. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alvaro morte koronavirusi ne spanje spanje alvaro morte koronavirusi ne spanje spanje

Sondazh

Poll