Bota

Frikë nga koronavirusi/ Albin Kurti dhe gjithë stafi i tij bëjnë analizat për covid-19: Rezultatet janë negative

18 Mars 2020, 15:27 Nga DOSJA
Frikë nga koronavirusi/ Albin Kurti dhe gjithë stafi i tij

PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me stafin e tij, u janë nënshtruar testimeve për të zbuluar nëse janë  të infektuar me virusin Covid-19. Rezultatet e analizave kanë dalë dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Sipas tijm, analiza është kryer pasi Kurti dhe stafi i tij kanë  kryer takime të shumta dhe kanë pasur kontakte me njerëz të ndryshëm.

“Rezultatet nga analizat kanë dalë negative për të gjithë. I ftojmë që të gjithë të vazhdojnë me respektimin e masave të vendosura nga Qeveria dhe këshillave të profesionistëve”, ka thënë ai.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty  kanë humbur jetën 2503 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar. Ndërsa në Kosovë deri më tani janë shënuar 20 të infektuar. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti koronavirusi ne kosove kosove albin kurti koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll