Bota

Pas Kosovës, Spasovski kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

18 Mars 2020, 14:38 Nga DOSJA
Pas Kosovës, Spasovski kërkon të shpallet gjendje e

MAQEDONI E VERIUT–Qeveria e Maqedonisë së Veriut po kërkon nga kuvendi dhe presidenti i Republikës shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, për t’u përballur në mënyrë sa më efikase me pandeminë e koronavirusit.

Për shkak të pamundësisë së mbledhjes së kuvendit, që tashmë është shpërndarë, shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, sipas kryeministrit Oliver Spasovski, mund ta bëjë presidenti, Stevo Pendarovski.

“Kërcënimi për përhapjen masive të virusit kërkon masa radikale. Vetëm me gjendje të jashtëzakonshme, qeveria do të mund të përballet me përshkallëzimin e situatës me virusin, të ndihmojë qytetarët, kompanitë dhe shtetin në përgjithësi që të kalojnë këtë gjendje të rëndë”.

“Ne i propozojmë Kuvendit të Maqedonisë së Veriut që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Kuvendi është i shpërndarë, por ka dispozitën kushtetuese se presidenti i Maqedonisë së Veriut ka autorizime që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në një kohëzgjatje prej 30 ditësh. Ka mundësi juridike dhe kushtetuese, por vetëm se duhet vullnet i fuqishëm dhe përgjegjësi e madhe që kjo të bëhet menjëherë. Është një nga vendimet më të rënda që do të merret, por është i domosdoshëm për të dalë nga kjo situatë”, ka deklaruar kryeministri në një konferencë të jashtëzakonshme.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2503 persona.Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut oliverspapsovski stevo pendarovski koronavirusi ne maqedonine e veriut oliverspapsovski stevo pendarovski

Sondazh

Poll