EkonomiFactcheck

DOKUMENTET/ MSH hap tender për aparatët respiratorë, 129 mln lekë për kompaninë që i sjell më shpejt, afati i tenderit shënon rekord, vetëm 24 orë!

  • PD: Rama s’ka marrë asnjë masë, sot hapi tender urgjent për respiratorë
  • Ministria e Shëndetësisë ka hapur tenderin për blerjen e respiratorëve, pajisje që përdoren për pacientet që kanë probleme me frymëmarrjen dhe që kanë nevojë për ndihmën e aparaturave për të mbijetuar. Vlera e tenderit, 129 mln lekë me 24 orë afat për të garuar.
    Featured image of article: DOKUMENTET/ MSH hap tender për aparatët respiratorë, 129 mln lekë për kompaninë që i sjell më shpejt, afati i tenderit shënon rekord, vetëm 24 orë! Tenderi i MSH dhe pamje ilustruese

    TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale ka hapur tenderin më datën 17 mars për blerjen e aparatëve respiratorë, një pajisje jetike për të gjithë ata që rrezikojnë komplikacione nga prekja me COVID-19. Dosja.al ka siguruar dokumentet e tenderit ku shihet se në objekt është: “Furnizim, vendosje respiratorë me dy modalitete për adultë dhe moshë pediatrike për COVID-19”

    Ajo që bie në sy është afati 24 orë që është lënë nga Ministria, që është data 18.3.2020, ora 17:00.

    Tenderi i MSH

    Ky tender me fond limit për blerjen e aparatëve respiratorë është 129, 727.371 lekë, (njëqind e njëzet e nëntë milion e shtatëqind e njëzet e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e një) lekë pa TVSH, pra 1.2 miliardë lekë të vjetra.

    Tenderi i MSH

    Përsa i përket pikëzimit, termat e tenderit sqarojnë se me 60 pikë do të vlerësohet lëvrimi i shpejtë i respiratorëve, ndërsa çmimi pra oferta do të vlerësohet me 40 pikë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
    Tenderi i MSH

    Ky tender gati dy javë pasi Shqipëria është prekur nga koronavirusi, vë në pikëpyetje strategjinë e qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë gjithë kësaj kohe, ekspertët kanë pyetur qeverinë se a ka kapacitete për të përballuar me respiratorë këtë pandemi, dhe përgjigjia ka qenë se masat janë marrë.

    Tenderi i MSH

    Ndërkohë që siç shihet edhe në këto dokumente, masat janë marrë vetëm dje, kur numri i të prekurve ka shkuar në 59 dhe i viktimave në 2.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment