Aktualitet

Korçë/ Në gjendje të dehur tentoi të qëllojë policët, arrestohet 69 vjeçari i dënuar më parë

6 Shkurt 2019, 13:53 Nga DOSJA
Korçë/ Në gjendje të dehur tentoi të

KORÇË– Një person është arrestuar në flagrancë ditën e sotme, pasi tentoi të qëllojë me armë zjarri mbi disa efektivë policie. Nga informacinet paraprake, bëhet me dije se i arrestuari, është Gani Xhambazi, 69 vjeç, i cili në gjendje të dehur u konfliktua me një person, Adriatik Hysenin, 47 vjeç.

Ndërkohë, mësohet se Gani Xhambazi, u ka drejtuar armën e zjarrit automatik, duke tentuar të qëllonte në drejtim të punonjësve të policisë, por fatmirësisht arma u bllokua dhe nuk ka mundur të qëllojë mbi ta. Sipas njoftimit të bluve të Korçës, rezulton se 69 vjeçari i arrestuar, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje.

 

Njoftimi paraprak i policisë Korçë

Arrestohet në flagrancë një shtetas i cili tentoi të vrasë me armë zjarri punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë për të neutralizuar konfliktin e këtij shtetasi, me një shtetas tjetër. Sekuestrohet arma e zjarrit tip automatik si dhe municion luftarak. Më datë 05.02.2019, është marrë një telefonatë ku është kërkuar ndihma e Policisë në lagjen nr 4 në Korçë, pasi një shtetas në gjendje të dehur po konfliktohej me një shtetas tjetër, duke sjellë shqetësim tek banorët.

Menjëherë janë dërguar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi G.Xh, 69 vjeç, në gjendje të dehur, ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A.H, 47 vjeç, të dy banues në këtë lagje duke u bërë shqetësim për banorët, ku shtetasi G.XH ishte larguar menjëherë për në banesë ku dyshohet se do merrte një armë zjarri.

Në momentin që shërbimet e Komisariatit Korçë janë drejtuar për tek banesa e tij, 69 vjeçari u ka drejtuar armën e zjarrit automatik, duke tentuar të qëllonte në drejtim të punonjësve të policisë por fatmirësisht arma u bllokua duke mos realizuar qitjen.

Policia ka neutralizuar autorin duke bërë arrestimin e tij në flagrancë për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”. Shtetasi i lartpërmendur, rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 88 copë fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Korçë.

(a.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik hyseni arrestim gani xhambazi korce adriatik hyseni arrestim gani xhambazi korce

Sondazh

Poll