Aktualitet

COVID-19/17 shqiptarë të bllokuar në Spanjë, apel shtetit për ndihmë, kishin shkruar për pushime në Madrid

18 Mars 2020, 09:45 Nga DOSJA
COVID-19/17 shqiptarë të bllokuar në Spanjë, apel shtetit

Spanjë- 17 shqiptarë kanë ngelur të bllokuar në Spanjë, pas mbylles së kufijve,  masë kjo për mos-përhapjen e koronavirusit. News 24 raporoton se 17 shqiptarët mes tyre familjarë me fëmijë, kishin shkuar me pushime në Madrid, por janë të bllokuar për shkak të situatës së krijuar me koronavirusin. Shqiptarët kërkojnë ndihmë nga shteti shqiptar që të kthen në atdhe. Po kështu, nga amabasada shqiptare në Madrid nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty  kanë humbur jetën 2503 persona. Në Spanjë janë 11,826 persona të prekur dhe kanë humbur jetën 553 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 17 shqiptarë të bllokuar në spanjë 17 shqiptarë të bllokuar në spanjë

Sondazh

Poll