Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri/ Dy viktima, një drejt shërimit dhe 56 të prekur, COVID-19 qëndron në Tiranë

18 Mars 2020, 07:30 Nga DOSJA
Koronavirusi në Shqipëri/ Dy viktima, një drejt shërimit dhe

TIRANË- Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi, humb jetën në spitalin e Infektiv pacienti 66-vjeçar nga Lushnja. Ministria e Shëndetësisë njofton se 66-vjeçari ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar dhe ndodhej në reanimacion. Sipas ministrisë pacienti vuante edhe nga nga sëmundje të tjera si insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. 66-vjeçari ishte i shtruar fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” nga mushkëria, ku aty u infektua nga baxhanaku tij, i cili u shkoi për vizitë. Ky i fundit sapo ishte kthyer nga Italia. Është ky pacient, ai që infektoi edhe mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi”. Ministrja Manastiliu shtoi gjithashtu se pacienti i parë i infektuar me koronavirus në Shqipëri është drejt shërimit , pasi edhe testi i dytë që i është bërë ka rezultuar negativ. Ndërkohë pritet t’i bëhet një test i tretë. Ajo u shpreh se edhe Urgjenca Kirurgjikale e Tiranës që ndodhet në QSUT do të transferohet nga dita e premte në spitalin e Traumës.

“Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 66-vjeçar, kishte komplikacione të rënda Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.
66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.”, njoftohet nga ministria.

 

Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”.  Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu plani i masave per covid-19 viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu plani i masave per covid-19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll