Aktualitet

Viktima e dytë me COVID-19/ Mjeku Pipero thirrje shqiptarëve: Virusin e kemi më të lehtë ta parandalojmë se ta mjekojmë,

18 Mars 2020, 08:42 Nga DOSJA
Viktima e dytë me COVID-19/ Mjeku Pipero thirrje shqiptarëve: Virusin

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirloi ka publikuar në faqen e saj në Facebook një video-mesazh të mjekut të spitalit Infektiv, Pëllumb Pipero. Ky i fundit thekson se koronavirusi më lehtë mund të parandalohet, se të mjekohet.

“Epideminë dhe sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi COVID-19 e kemi më të lehtë ta parandalojmë se sa ta mjekojmë. Për ta parandaluar duhet doemos mirëkuptimi dhe mbështetja juaj.  Mbroni veten, mbroni të tjetër, na mbroni edhe ne. Madje duke mbrojtur veten na ndihmoni t’ju japim më shumë ndihmë atyre që më shumë se kurrë kanë nevojë për ne”, shprehet Pipero në mesazhin e tij.

Pipero thekson se në një situatë të tillë duhet të tregojmë kujdes duke zbatuar rregullat e higjenës dhe kufizimin e lëvizjeve.

“Jo frikë, jo panik, paniku është aleati më i mirë i virusit. Mjafton të kufizoni lëvizjet dhe kontaktet dhe virusin e mbani larg. Dhe mos harroni të lani sa më shpesh duart me ujë dhe sapunë. Sëbashku ne ja dalim ta mundim këtë epidemi“, tha Pipero.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre dy viktima. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero

Sondazh

Poll