Aktualitet

A do ta zhdukë pranvera koronavirusin?! Mjeku pneumolog: Është si lotaria, Zoti thotë bli njëherë pastaj shohim. Covid-19

18 Mars 2020, 09:00 Nga DOSJA
A do ta zhdukë pranvera koronavirusin?! Mjeku pneumolog: Është si

 

TIRANË– Pneumologu Perlat Kapisyzi ka folur rreth koronavirusit në Shqipëri dhe për pasojat e tij. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi sqaron se Covid-19 nuk është grip i lehtë dhe se ka vdekshmëri reale të lartë.

 “Nuk është grip. Nëse pandemitë e gripit e kanë mortalitetin nga 0-1% deri në 2%,3% Covid-19 thuhet deri tani që e ka vdekshmërinë 2%, 3%.  Është interesante që në gjithë këtë sfidë që ka pasur bota dhe shkencëtarët, krociera Diamond Princess i dha mundësinë që të përcaktonin saktë se sa ishte mortaliteti I bazuar në infeksionin real. Kurse deri në atë moment pa dalë studimi vdekshmëria ishte naive sepse nuk dinin më saktësi se sa realisht kanë vdekur nga Covid-i dhe sa është realisht numri i të infektuarve që një pjesë janë asimptomatik. Dhe doli që vdekshmëria reale ishte 0.5 %. Do shqetësohesha nga ai që pi duhan, se duhani vret 8 milionë njerëz në botë. Koronavirusi nuk ka të tillë vdekshmëri,”- tha Kapisyzi në “Përballë”.

I pyetur se sa rrezik ka që të shëruarit të infektohen sërish, doktor Perlat Kapizyzi tha se shanset janë të vogla pëor që ekziston si mundësi.

“Gjasat janë të vogla që një pacient i shëruar të marr sërish virusin. Gjasat janë mbas një kohe që i lejon virusit të pësojë një mutacion. Ashtu si gripi, ne e marrim një vit, por mund ta marrim sërish vitin tjetër nëse ka ndodhur një mutacion,”- theksoi doktor Kapisyzi.

Shkencëtarë të ndryshëm në botë ndajnë mendime të ndryshme përsa i takon efektit që do të kenë temperaturat e larta kundër virusit korona. Mjeku Kapisyzi sqaron nëse virusi mund të zhduket me ardhjen e pranverës.

“Shpresat janë por shpresat nuk janë që të presim ishallah po ngrohet koha. Teoria e ngrohjes se kohës është si ajo që o zot më ndihmo të më bjerë llotaria dhe zoti tha bli njëherë biletë pastaj ta shohim. E njëjta gjë, temperaturat mund ti presim por nëse ne do jemi të kujdesshëm dhe të fortë në vendimarrje, kjo përsa i përket kufizimit dhe distancimit social dhe gjurmimit të rasteve. Sigurisht dhe higjienës personale,”- tha mjeku.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre dy viktima. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi perlat kapisyzi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi perlat kapisyzi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll