Aktualitet

“Ruhemi nga plumba që s’dihet nga vijnë”, profesor Nathanaili zbulon dokumentin e ’97: Përsëri mars, sa me fat që j

18 Mars 2020, 09:41 Nga DOSJA
“Ruhemi nga plumba që s’dihet nga vijnë”, profesor

TIRANË– Pedagogu dhe ish-drejtori i programacionit në Radio Televizionin Shqiptar Andrea Nathanaili e ka krahasuar izolimin që po përjetojnë shqiptarët në kohën e koornavirusit, me atë të vitit 1997. Në një status në Facebook, Nathanaili ka publikuar një dokument autorizimi, me të cilin pajieshin të gjithë punonjësit dhe gazetarët në atë kohë, pasi u ishte ndaluar qarkullimi i lirë.

E teksa e njëjta gjë përsëritet dhe sot, profesori shkruan se në atë kohë ruheshin nga plumbat, e ndërsa sot ruhemi nga ‘plumba’ që s’dihen nga ku vijnë.

 “Mars i vitit 1997! Parlamenti Shqiptar kishte shpallur Gjendjen e Jashtëzakonshme. Kanë kaluar 23 vjet. Në “arkivën” time gjeta këtë dokument, që autorizonte z. Andrea Nathanaili të qarkullonte gjatë ndalim qarkullimit. Ishin pak gazetarë dhe punonjës të RTSH-së me një autorizim të tillë. Punonim deri në mesnatë, kur mbylleshin transmetimet në televizionin publik. Lëviznim dhe u ruheshim plumbave që nuk dihej nga vinin.
Viti 2020. Përsëri Mars. Përsëri me “plumba” që nuk dihet nga vinë dhe përsëri në gjendje izolimi. Cikli im i ndalim – qarkullimeve paska qenë 23 vjeçar. Sa me fat që jam!”– shkruan ndër të tjera Andrea Nathanaili.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre dy viktima. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andrea nathanaili koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi andrea nathanaili koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll