Aktualitet

Vizitoi kunatin pasi u kthye nga Italia/ Baxhanaku bëri ‘kërdinë’ tek Senatoriumi, deri më tani 1 viktimë dhe 12 të in

18 Mars 2020, 09:16 Nga DOSJA
Vizitoi kunatin pasi u kthye nga Italia/ Baxhanaku bëri

Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 66-vjeçarit nga Lushnja, të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 66-vjeçari, i cili ndodhej i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, u infektua nga baxhanaku i tij, teksa ky i fundit i shkoi për vizitë.  Baxhanaku kishte pak ditë që ishte kthyer nga Italia. Më pas virusi u përhap në Senatorium, ku u infektuan 12 persona të tjerë,  përkatësisht  4 mjeke, një radiograf dhe 3 infermiere dhe 4 pacientë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre dy viktima. Viktima e parë me COVID-19 u shënuar në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll