Aktualitet

Zhduket 70-vjeçari nga Shkodra, u nis drejt Milanos pa dijenë e familjes, të afërmit: Mund të sëmuret

18 Mars 2020, 08:14 Nga DOSJA
Zhduket 70-vjeçari nga Shkodra, u nis drejt Milanos pa dijenë e

SHKODËR– Një 70-vjeçar i identifikuar si Gjekë Marku ka humbur kontaktet me familjarët e tij që në datën 7 mars. I moshuari, i datëlindjes 15.08.1950 nga fshati ças i Velipojës në Bashkinë e Shkodrës po kërkohet nga familjarët e tij pasi prej më shumë se një javë nuk kanë pasur asnjë kontakt prej tij.

Familjarët janë shprehur se nga të dhënat e sistemit TIMS, Marku nga Çasi i Velipojës më 7 mars 2020 ka kalur përmes Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan-Sukobinë me autobusin e linjës Shkodër-Milano. Dhe me datën 08.03.2020 ka zbritur në qytetin e Milanos.

Faxweb shkruan se në interesimin e familjes të cilët kanë arritur të kontaktojne me drejtuesit e autobusit të linjës këta të fundit janë shprehur se 70 vjeçari u ka thënë se do vijnë ta marrin familjarët e tij. Familjarët e 70 vjeçarit kërkojnë informacion që mund të ketë vlerë për gjetjen e tij, pasi 70 vjeçari është person me probleme shendetësore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zhduket gjeke marku zhduket gjeke marku

Sondazh

Poll