Aktualitet

“Aty ku lind jeta”/ Rama publikon pamjet frymëzuese nga materniteti “Mbretëresha Gerladinë”, foshnja të sapolindura

18 Mars 2020, 06:58 Nga DOSJA
“Aty ku lind jeta”/ Rama publikon pamjet frymëzuese nga

Tiranë- Shqipëria ndodhet në karantinë, pas përhapjes së koronavirusit. Kryeministri Edi Rama është shumë aktiv në rrjetet sociale, jo vetëm me publikimin e masave të marra nga qeveria, por edhe me video sensibilizuese apo pamje nga kryeqytetit. Së fundi, kreu i qeverisë ka publikuar një video nga maternieti “Mbretëresha Geraldinë”, aty ku vijnë në jetë foshnjat. Në të shfaqen mjekët dhe infermirë, të pajisur me maska, të cilët iu shërbejnë nëna dhe foshnjave të tyre.

“MIRËMËNGJES uroj një ditë të lehtë për ju të gjithë me pamjet frymëzuese të spitalit ku lind jeta”, shprehet Rama.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre dy viktima. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

 

 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll