Aktualitet

FOTO/ “Thyhet” shtetrrethimi në Vlorë, qytetari nuk pyet për koronavirus, shëtit me kalë në rrugët e qytetit

17 Mars 2020, 14:24 Nga DOSJA
FOTO/ “Thyhet” shtetrrethimi në Vlorë, qytetari nuk pyet

VLORË– E gjithë Shqipëria është duke zbatuar rregullat e forta që ka vendosur qeveria për shkak të gjendjes që është krijuar nga koronavirusi.

Por ndërkohë që të gjithë janë izoluar për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe për të shmangur  sa më  shumë koronavirusin ka edhe prej  atyre që nuk duan t’i zbatojnë rregullat duke “thyer” shtetrrethimin.

Lëvizja e njerëzve si me automjete si në këmbë është përcaktuar me orare, e ndërkohë  një person në Vlorë nuk i ka zbatuar këto rregulla, por ka dalë shëtitje me kalë nëpër rrugët e qytetit.

Ndërkohë kujtojmë se ky nuk është rasti i parë i thyerjes së shtetrrethimit pasi edhe raste  të tjera janë parë në  Elbasan dhe Tiranë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur dhe një viktimë. 7 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi vlore koronavirusi ne shqiperi vlore

Sondazh

Poll