Aktualitet

VIDEO/ Kisha e Shna Ndout nën pelegrinazhin e heshtjes, e boshatisur nga besimtarët, prifti i prekur: Kemi Zotin që na jep fo

17 Mars 2020, 12:28 Nga DOSJA
VIDEO/ Kisha e Shna Ndout nën pelegrinazhin e heshtjes, e boshatisur nga

LAÇ– Si asnjëherë tjetër, thuajse pas 30 vitesh në Kishën e Shën Ndout në Laç, mungojnë besimtarët. Në këtë periudhë të vitit rrugët e qytetit deri në vendin ku ndodhet, Kisha mbusheshin me mijëra pelegrinë ndërsa me sa duket, besimtarët i janë bindur këshillave të drejtuesve fetarë për t’u ndërgjësuar nga situata e krojuar për shkak të koronavirusit. Në kronikën e publikuar në Faxëeb, kjo ditë e parë e “13-të të Martave”, me vendin e shenjtë të konsideruar ndër 6 vendet e shquara të pelegrinazhit në botë, duket se ka heshtje.

Janë të paktë nga ata besimtarë që  kanë mundur të vizitojnë vendin e shenjtë në ditën e parë të pelegrinazhit të “13-të të Martave”. Ata kanë bërë rrugën në këmbë deri tek kisha, ndërsa prifti i kishës ka dhënë mesazhe në këtë ditë, duke zgjedhur dhe mirëkuptimin tek besimtarët nga mungesa e tyre vendin ky kryehet gjithmonë pelegrinazhi. Një qytetare e cila nga mënyra se si shprehet tregon se ka frikë se mos ndëshkohet se ka dalë në një ambjent publik, thotë se i ka zbatuar udhëzimet e autoriteve, ka marrë masa mbrojtëse dhe nuk i ka dhënë dorën njeriu.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur dhe një viktimë. 7 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kisha e shna ndout koronavirusi ne shqiperi laç plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi kisha e shna ndout koronavirusi ne shqiperi laç plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll