Aktualitet

55 të prekur me COVID-19/ Përkeqësohet gjendja e dy të infektuarve në Fier, ‘pacienti 1’ drejt shërimit, testi i parë

17 Mars 2020, 09:42 Nga DOSJA
55 të prekur me COVID-19/ Përkeqësohet gjendja e dy të

SHQIPËRI- 4 raste të reja me koronavirus shënohen në Shqipëri. Këto raste janë regjistruar në kryeqytet, ku dy prej tyre janë mjekë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Nga sot e në vijim, ky spital hap dyert si karantinë për të pritur të gjithë të prekurit nga COVID-19. 25 të infektuar ndodhen në spitalin Infektiv, 3 në terapi intesive dhe njëri në aparat respirimi (frymëmarrje e drejtuar). 

Sakaq është përkeqësuar edhe gjendja e dy të infektuarve në Fier, të cilët ishin vetëkarantinuar në banesën e tyre në Dërmenas të Fierit.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se babai dhe vajza kanë shfaqur komplikacione me shëndetin, ndërsa janë nisur me autoambulance drejt spitalit infektiv në Tiranë. 

Por ka edhe lajme të mira! Pacienti i dytë që u konfirmua me koronavirus në Shqipëri është drejt shërimit. Testi i tij i parë rezultoi negativ, ndërsa tani do të duhet që të presim testin e tij të dytë pas dy ditësh. Ndërsa në Fier, i gjithë personeli mjekësor prej 17 vetësh ka rezultuar negativ në testimin për Covid-19. Ata u vetë-karantinuar pasi një paciente 61-vjeçare, e sapoardhur nga Italia, u fshehu udhëtimin e saj.

Po kështu, është izoluar fshati Mbërs i Njësisë Administrative Kurjan, bashkia Roskovec, pasi një çift aty rezulton i infektuar me COVID-19. Në hyrje dhe një në dalje të fshatit janë vendosur patrulla policie, me qëllimin që banorët të mos dalin prej aty. Dyshohet se çifti ka infektuar edhe persona të tjerë në fshat.

COVID-19 ka paralizuar jetën në Shqipëri. Në vend nuk ka transport publik, lëvizje me makina ose me këmbë, dhe shumica e biznesve janë mbyllur. I gjithë shteti është në shtet-rrethim, dhe ndalohet lëvizja.  E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.


(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll