Aktualitet

Plani i masave për Covid-19/ Efektivët kontrollojnë një nga një qytetarët, gjobiten dy të rinj që dolën nga izolimi, 24

17 Mars 2020, 11:14 Nga DOSJA
Plani i masave për Covid-19/ Efektivët kontrollojnë një nga

TIRANË– Policia e Shtetit ka nisur të vërë në zbatim planin e masave dhe ka vënë në ‘sitë’ çdo qytetar të mundshëm që pikaset në rrugë, qoftë në këmbë apo si drejtues mjeti. Konkretisht gjatë 24 orëve të fundit u është hequr jeta e drejtimit 245 drejtuesve të mjeteve, të cilët kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit dhe janë ndëshkuar. Gjithashtu, sipas njoftimeve zyrtare, tre prej drejtuesve të mjeteve u është hequr patenta dhe e drejta për ta rinovuar atë për tre vite.

Një 29-vjeçar nga Dibra, me inicialet E.S., është gjobitur me 700 mijë lekë të rej, pasi ka thyer karantiminimin. Sipas Policisë i riu ishte ktyer në datën 3 mars nga Italia dhe ishte njoftuar që të qëndronte në banesë për 14 ditë, por ky i fundit frekuentonte ambiente të jashtme në fshatin e tij.  gjithashtu, të njëjtin fat ka pasur edhe një tjetër i ri nga Durrës. 27-vjeçari është gjobitur me 700 mijë lekë të rjea pasi ka thyer ‘karantinimin’ dhe ka dalë nga shtëpia. I riu ishte kthyer nga Italia më datë 7 mars dhe sipas rregullave të vendosura duhet të qëndronte i vetëizoluar për dy javë, por nuk e ka zbatuar këtë gjë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dy ditë më parë u miratua dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll