Aktualitet

1 mln lekë se mbajtën lokalet hapur, biznesmenët e Vlorës e pësojnë keq nga mosbindja, gjobitet dhe këmbësori

17 Mars 2020, 11:58 Nga DOSJA
1 mln lekë se mbajtën lokalet hapur, biznesmenët e Vlorës e

VLORË– Tre pronarë lokalesh kanë gjobitur pasi nuk u janë bindur planit të masave të ndërmarra nga qeveria gjatë periudhës së Covid-19 dhe kanë hapur lokalet e tyre. Sipas njoftimit të policisë, tre biznesmenët janë gjobitur me nga 1 mln lekë gjobë secili.  konkretisht:

-Lokali nën administrimin e shtetasit E.F., 54 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “1 Maji” Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.

-Lokali nën administrimin e shtetasit R.S., 56 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.

-Lokali nën administrimin e shtetasit J.S., 33 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.

Policia e Vlorës bën me dije se ka gjobitur edhe një këmbësor qe nuk i ishte bindur vendimit të fundit për ndalimin e ecjes pas orës 18:00.

Njoftimi i policisë

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga  Qeveria Shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19 nga ana e  Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Vlorë, gjatë kontrollit të qytetit për zbatimin e Telegramit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shtetit me Nr. 1952 Prot. datë 10.03.2020 për “Mos lejimin e grumbullimeve në ambjentet e hapura dhe të mbyllura” si dhe aktit normativ Nr. 3 datë 15.03.2020, gjatë ditës së djeshme janë konstatuar lokale të hapura si më poshtë:

Për të tre këta shtetas u përpiluan Proces–verbalet mbi kundravajtjen administrative, për shkelje të pikës 7, neni 3, të Aktit Normativ Nr.3, datë 15.03.2020. Njëkohësisht u përpilua  Proces–verbal mbi kundravajtjen administrative, për shkelje të pikës 17, neni 3, të Aktit Normativ Nr.3, datë 15.03.2020, të ndryshuar, pasi shtetasi G.K., 38 vjeç, nuk ka zbatuar urdhërin e dhëne nga organet kopetente për ndalimin e lëvizjes për këmbësorët sipas orarit të përcaktuar, ku masa administrative kundrejt tij është 10 000 lekë. Policia iu bën thirrje qytetarëve t’ju binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet për të mirën e përbashkët. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur dhe një viktimë. 7 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobiten tre bizneset ne vlore koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi vlore gjobiten tre bizneset ne vlore koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi vlore

Sondazh

Poll