Aktualitet

Rama: Ndajeni mendjen, jemi në luftë, na ka sulmuar armiku! Unë dhe qeveria ime po bëjmë gjithçka, por s’ju ka sulmuar d

17 Mars 2020, 12:02 Nga DOSJA
Rama: Ndajeni mendjen, jemi në luftë, na ka sulmuar armiku! Unë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama iu kërkon sot të gjithë shqiptarëve të kuptojnë rëndësinë e situatës ku ndodhen, dhe pse duhet të vijojë izolimi. “Po ti shihni avionët që ju bombardojnë mbi kokë dhe plagët që hapin, a do t’i bënit ato lloj pyetjesh?”-pyet kryeministri, teksa përmend presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe shton se kjo është një luftë dhe se secili duhet të bëjë pjesën e tij.

POSTIMI I PLOTE:

? O JU VËLLEZËR E MOTRA QË BËNI CA PYETJE SIKUR PO VUANI NGA DORA E ROBIT, JO NGA DORA E ZOTIT!
?A DO TA KUPTONI EDHE JU, SIÇ E KA KUPTUAR SHUMICA, SE KJO ËSHTË LUFTË E VËRTETË DHE PYETJA ËSHTË:
?PO T’I SHIHNIT AVIONËT QË JU BOMBARDOJNË MBI KOKË DHE PLAGËT QË HAPIN, A DO TI BËNIT ATO LLOJ PYETJESH?
?PRESIDENTI I FRANCËS MBRËMË I THA PESË HERË POPULLIT TË TIJ: JEMI NË LUFTË!
?JU LUTEM NDAJENI MENDJEN:
?JEMI NË LUFTË!


?NUK JENI NË SHTËPI SE DUA UNË, PO SEPSE KA NJË ARMIK QË KA SULMUAR VENDIN TONË!
? PRANDAJ BËNI SECILI LUFTËN TUAJ DHE BËNI DURIM!
?NE PO BËJMË E DO BËJMË GJITHÇKA QË ËSHTË E MUNDUR MBI KËTË TOKË, PO NUK JEMI ZOTI DHE NUK ZGJIDHIM DOT ME MAGJI PROBLEME E HALLE QË JANË REALE, POR QË JANË PJESË E TË QENIT NË LUFTË!
?ASKUSH NUK DO TË BËNTE DOT MË SHUMË PËR JU, SE SA PO BËJMË DHE DO TË BËJMË DERI NË FUND, UNË DHE QEVERIA IME!
?ME MISH E ME SHPIRT!

Reagimi i kryeministrit lidhet me pakënaqësitë e shumë qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me makina dhe asaj me këmbë, pasi sipas tyre është e tepërt e gjithë kjo masë kufizuese. Ndërkohë që bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur dhe një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll